Statovci: Barileva ende pa ujë të pijshëm e kanalizim, fshatrat e Prishtinës s’duhet të mbesin të harruara

Statovci: Barileva ende pa ujë të pijshëm e kanalizim, fshatrat e Prishtinës s’duhet të mbesin të harruara

11:55, 20/09/2025

Kryesuesja e listës Guxo për Asamblenë e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Jeta Statovci, ka vizituar fshatin Barilevë, ku sipas saj banorët po përballen me probleme elementare të jetesës.

“Mungesa e ujit të pijshëm, mungesa e kanalizimit për gjysmën e familjeve, ndotja e lumit që sjell infeksione, mungesa e ndriçimit dhe e çerdhes janë probleme që nuk do të duhej të ekzistonin më në vitin 2025,” tha Statovci.

Ajo shtoi se këto kushte po i detyrojnë shumë banorë të braktisin vendlindjen, gjë që e cilësoi si padrejtësi dhe dështim të qeverisjes lokale.

Statovci u zotua se përmes Asamblesë do të kërkojë që çështjet themelore të infrastrukturës dhe mirëqenies së banorëve të fshatrave të përfshihen në buxhetin komunal.

Image

Në takim morën pjesë edhe kandidatët për Asamble nga lista Guxo, Isa Rexha dhe Gykhan Troshupa, të cilët bashkë me Statovcin theksuan angazhimin që fshatrat e Prishtinës të mos mbeten më të anashkaluara, por të marrin investimet e merituara.

Postimi i Statovcit:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco