Rainer Rudolph, ambasador i ri i Gjermanisë në Kosovë

Rainer Rudolph, ambasador i ri i Gjermanisë në Kosovë

12:42, 19/09/2025

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë e ka konfirmuar se Rainer Rudolph do të jetë ambasadori i ri gjerman në Kosovë.

Kjo ambasadë ka bërë me dije për Kallxo se ambasador i ri mandatin do ta fillojë në mes të muajit tetor.

Rudolph aktualisht është nënkryetar i Konferencës së Sigurisë së Mynihut (MSC).

Ai do të jetë pasues i ambasadorit aktual Jorn Rohde. Ky i fundit në Kosovë ka arritur në verën e vitit 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco