Kurti në Vushtrri pritet me brohoritje për Hashim Thaçin – Mbështetësit e tij ia kthejnë “Albini, Albini”

Kurti në Vushtrri pritet me brohoritje për Hashim Thaçin – Mbështetësit e tij ia kthejnë “Albini, Albini”

19:11, 18/09/2025

Kryeministri në detyrë dhe njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një vizite në qytetin e Vushtrrisë është pritur me brohoritje “Thaçi, Thaçi”.

Sipas një videoje të publikuar nga faqja Vushtrria Online, teksa Kurti po ecte nëpër qytet, disa qytetarë nisën të brohorasin emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili aktualisht po gjykohet në Hagë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Pas këtyre thirrjeve, mbështetësit e Kurtit reaguan duke brohoritur “Albini, Albini”. Gjithashtu në video dëgjohen edhe fyerje ndaj atyre që brohoritën për Thaçin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco