Elshani: Në Zveçan u gjetën armë dhe pajisje që dyshohet se lidhen me rastin Banjska

Elshani: Në Zveçan u gjetën armë dhe pajisje që dyshohet se lidhen me rastin Banjska

12:12, 18/09/2025

Policia e Kosovës ka ndërhyrë sot në një lokacion në komunën e Zveçanit, pas marrjes së informatave për prezencë të mundshme të armëve pa leje.

Aksioni rezultoi me gjetjen e disa pajisjeve ushtarake dhe armatimi.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, konfirmoi  se në vendin e ngjarjes janë gjetur.

“Uniforma kamuflazhi, Helmeta, 5 karikatorë të mbushur me fishekë, Pajisje radiolidhjeje, që dyshohet se ka qenë pjesë e paisjeve policore më herët, Uniforma të tjera të tipit “gjyksore”.


Sipas Elshanit, materiali i gjetur dyshohet se është mbetje e grupit të përfshirë në sulmin e armatosur në Banjskë.


”Prona nuk është shtëpi, por ishte një hapësirë me automjete të vendosura, një rimorkioje. Sipas informatave tona, prona është e një personi që është i dyshuar si pjesë e rastit Banjskë dhe aktualisht është në kërkim nga Prokuroria Speciale”, tha Elshani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco