Në Viti protestohet në kërkim të drejtësisë për 20 vjeçarin Auron Ferizi

Në Viti protestohet në kërkim të drejtësisë për 20 vjeçarin Auron Ferizi

14:40, 17/09/2025

Në Viti është marshuar sot në kërkim të drejtësisë për të riun, Auron Ferizi, i cili humbi jetën më 8 shtator pasi u godit nga një veturë. 

Babai i të ndjerit bashkë me qytetarë të tjerë kanë protestuar para Stacionit Policor dhe Gjykatës në Viti. Qëllimi i protestës ai ka thënë se  është kërkimi i përgjegjësisë nga policia dhe sigurimi i drejtësisë për Auron Ferizin.

Në protestë i pranishëm ishte edhe njëri nga të lënduarit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 8 shtatorit, ku një veturë përfundoi mbi disa të rinj që po qëndronin në afërsi të një parku në Viti.

Përkundër përpjekjeve për trajtim mjekësor, 20-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco