Kryetari i Kushtetueses telefonohet nga zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit

Kryetari i Kushtetueses telefonohet nga zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit

11:54, 17/09/2025

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, ka zhvilluar një telefonatë me Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Fleming.

Sipas njoftimit të Kushtetueses, biseda u fokusua në punën e deritanishme të Kushtetueses dhe rolin e saj në ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Rexhepi ka shprehur vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA-së për punën dhe pavarësinë institucionale të kësaj gjykate.

“Kryetari Rexhepi e falënderoi z. Fleming për telefonatën dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA-së për punën dhe pavarësinë institucionale të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco