“Thaçi nuk ka qenë asnjë lloj komandanti kryesor”, James Rubin përfundon dëshminë e tij në Hagë

“Thaçi nuk ka qenë asnjë lloj komandanti kryesor”, James Rubin përfundon dëshminë e tij në Hagë

11:47, 17/09/2025

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin ka përfunduar dëshminë e tij në Hagë i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit.

Në ditën e tretë, Rubin tashmë veçse ka përfunduar dëshminë e tij.

Një nga deklaratat e tij të fundit gjatë dëshmisë në Hagë ishte se “z.Thaçi nuk ka qenë asnjë lloj komandanti kryesor”.

“Ka qenë privileg për mua që kam qenë këtu, pavarësisht se zgjati pak si shumë është një kënaqësi e madhe për mua dhe është një përdorim i rëndësishëm i kohës time. Ishte me rëndësi për mua që ju thash dëshmin time”, tha Rubin.

Mbrojtja e Thaçit: A ju kujtohet nëse ka pasur ndonjë person në çdo kohë, edhe gjatë dëshmisë, t’ju ketë treguar ndonjë urdhër të lëshuar nga Thaçi për ndokën në krah të luftës?

Rubin:Jo

Mbrojtja e Thaçit: A e dini se ku ka qenë Thaçi, nëse ka qenë në Kosovë nga nëntori 98 deri në qershor 99, përveç kohës keni komunikar drejtpërdrejtë me të?

Rubin: S’kam qenë në dijeni të lëvizjeve të tij, kur kam folur me të ka qenë në Kosovë

Mbrojtja e Thaçit: Nëse s’ka qenë në Kosovë pjesën dërmuese të kohës, përveç bombardimit të NATO-s, a do të ndryshonte kjo përshtypjen tuaj për autoritetin e Thaçit?

Rubin: Ska bazë kjo pyetje

Mbrojtja e Thaçit: Në atë pikë ishte e qartë për mua që Thaçi nuk ishte asnjë lloj komandati kryesor? ( Referuar një interviste të Ambasadorit Hill në vitin 2002, 23 vite më parë, ai përshkruan kohën midis Rambujesë dhe Parisit.

Rubin: Po pajtohem, z.Thaçi nuk ka qenë asnjë lloj komandabti kryesor

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco