Operacioni i FSK-së në Ujman, Haradinaj: Hisedarët e shtetësisë së Kosovës nuk mund të anashkalohen

Operacioni i FSK-së në Ujman, Haradinaj: Hisedarët e shtetësisë së Kosovës nuk mund të anashkalohen

13:29, 30/07/2025

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas operacionit të kërkim-shpëtimit të zhvilluar nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në Liqenin e Ujmanit të martën.

Haradinaj ka thënë se vendimet e marra në koordinim me aleatët janë pashmangshëm në favor të shtetit tonë sovran dhe të ardhmes.

“Aleanca me NATO-n në krye me ShBA është qenësore për Kosovën. Vendimet e marrura në koordinim me aleatët tanë janë pashmangshëm në favor të shtetit tonë sovran dhe të ardhmes së tij.
Hisedarët e shtetësisë së Kosovës nuk mund të anashkalohen, i jemi përjetësisht falënderues NATO-s dhe trupave të tyre të KFOR-it për angazhimin e vazhdueshëm në ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve tona ushtarake të FSK-së. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së qytetarit që humbi jetën në Liqenin e Ujmanit. Në këtë moment dhimbjeje, jemi pranë familjarëve dhe të afërmve të tij”, shkroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco