“Hajne me dokument”, arrestohet qytetari që ballafaqoi Fitore Pacollin para Kuvendit

“Hajne me dokument”, arrestohet qytetari që ballafaqoi Fitore Pacollin para Kuvendit

12:21, 30/07/2025

Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar nën dyshimin se i njëjti ka ngacmuar dhe shqetësuar përmes telefonit deputeten e VV-së, Fitore Pacollin.

Rastin e ka konfirmuar për mediat kosovare zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Enis Pllana. Ai ka thënë se rasti nga Pacolli është denoncuar të martën e 29 korrikut.

“Me datë 29.07.2025, ankuesja ka denoncuar në polici se është ngacmuar dhe shqetësuar përmes rrjeteve sociale dhe thirrjeve telefonike nga një i dyshuar. Hetimet e përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, menjëherë kanë trajtuar rrethanat e denoncuara, me ç’rast pas identifikimit dhe intervistimit kanë arrestuar të dyshuarin.

Ndaj të njëjtit me rekomandimin e prokurorit të shtetit është inicuar një hetim në drejtim të veprës penale “Ngacmim” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, tha Pllana për Reporteri.net.

Ndryshe Hoxha dhe Pacolli kanë pasur një përplasje para disa ditësh, ku ky i pari e ka quajtur deputeten “hajne me dokument”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco