LVV: FSK për herë të parë si ushtri në veri të vendit

LVV: FSK për herë të parë si ushtri në veri të vendit

12:37, 29/07/2025

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas përfshirjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit, ku një mërgimtar dyshohet se humbi jetën pasi u hodh nga ura të dielën.

Përmes një postimi në Facebook, kjo parti e ka quajtur dërgimin e FSK-së në Ujman si “zbarkimi i parë i ushtrisë në veri të vendit”, duke e shoqëruar edhe me fjalimin e ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

FSK-ja është angazhuar që nga mëngjesi i së martës për të ndihmuar në gjetjen e trupit të 33-vjeçarit, pas dy ditësh kërkimi pa sukses nga Policia, njësitë e zhytësve dhe ekipet e Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit.

Bazuar në marrëveshjen e vitit 2013 ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe NATO-s, FSK-ja mund të veprojë në veri vetëm me lejen e KFOR-it.

Kërkimet në liqen po vazhdojnë edhe sot, ndërsa trupi i mërgimtarit ende nuk është gjetur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco