Gruaja lind në veturë gjatë rrugës për në spital – Foshnja sillet pa shenja jete në Pejë

Gruaja lind në veturë gjatë rrugës për në spital – Foshnja sillet pa shenja jete në Pejë

10:27, 29/07/2025

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën në mëngjes në Pejë, një foshnje e porsalindur është sjellë pa shenja jete në Spitalin Rajonal, ndërsa nëna e saj është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 28 korrik, rreth orës 04:35, kur e viktima, një grua kosovare, dyshohet se ka lindur në një automjet gjatë rrugës për në spital, pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Mjekët i kanë ofruar trajtim urgjent nënës, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore me urdhër të prokurorit.

Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco