Albulena Haxhiu reagon pasi Deliu-Kodra publikoi një mesazh që tha se ia dërgoi burri i saj

Albulena Haxhiu reagon pasi Deliu-Kodra publikoi një mesazh që tha se ia dërgoi burri i saj

22:24, 28/07/2025

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi deputetja e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra, e publikoi një mesazh që thotë se ia kishte dërguar bashkëshorti i Haxhiut para tetë vitesh, e ku e quante “kriminele”.

Haxhiu është lëshuar në sulme ndaj Deliu-Kodrës, duke thënë se ishte deputetja më konsistente në mbështetjen e të gjitha marrëveshjeve të dëmshme që janë sjellë në Kuvendin e Kosovës.

“Ajo që më rëndon më së shumti dhe që nuk më hiqet nga mendja, është kundërshtimi i saj i ashpër ndaj ndryshimeve që synonin njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Vetëm pas një kërkimfaljeje të sinqertë për votimin e marrëveshjeve si ajo për Zajednicën, Gjykatën Speciale, Demarkacionin, amnistimin e kriminelëve serbë dhe refuzimin për të njohur viktimat e dhunës seksuale, mund ta marr seriozisht çdo reagim të saj”, ka shkruar Haxhiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco