Kodrat e Lukovës, brezaret e mbjellura me dru frutorë, ullinj, agrume të cilat i jepnin këtij fshati, 21 km larg qytetit të Sarandës një pamje mahnitëse po digjen.
Administratori i njësisë administrative të Lukovës, Adi Boçi njofti mëngjesin e sotëm për 5 vatra aktive, nga të cilat tre vatra zjarri në zonën e Lukovës, Një vatër aktive ndodhet në fshatin Shënvasil, një tjetër vatër është në Sasaj
Ndërkohë sot në mëngjes ka nisur ndërhyrja nga ajri.
Sipas administratorit nuk ka rrezik të menjëhershëm për banorët apo përhapje të pakontrolluar të flakëve.
Gjatë gjithë natës, kanë vijuar operacionet për shuarjen e flakëve nga zjarrfikëse të Himarës dhe Sarandës, si edhe forcat e ushtrisë, të cilat kanë dhënë mbështetje në terren.
Autoritetet vijojnë të apelojnë për kujdes të shtuar nga banorët dhe turistët, për të shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarrvënie të qëllimshme apo të pavullnetshme.
Nuk dihet ende se sa është sipërfaqja e djegur por dëmi për Lukovën e cila njihej për pyllin e gjelbëruar që bashkohet në harmoni të plotë me ngjyrën e kaltër, të detit Jon do të jetë i konsiderueshëm.
© SYRI.net