‘E reja më e vjetër se e vjetra’, Jeta Statovci shpërthen kundër bllokadave politike

‘E reja më e vjetër se e vjetra’, Jeta Statovci shpërthen kundër bllokadave politike

22:07, 27/07/2025

Deputetja e partisë GUXO, Jeta Statovci, ka reaguar ashpër ndaj bllokadave të fundit politike, duke i cilësuar si rishfaqje të të njëjtave forca të vjetra politike, që sipas saj, veprojnë me të njëjtin mentalitet dhe interesa të përbashkëta.

“Ata – ashtu siç e kemi ditur gjithmonë – u rishfaqën sërish si një tabor i vetëm politik: me bindje të njëjta, mjete të njëjta, interesa të përbashkëta. E kaluara e tyre është më e gjallë se kurrë.”, ka shkruar Statovci në një status në rrjetet sociale, raporton Syri Kosova.

Ajo shton se pavarësisht tentativave për bllokim dhe shtrembërim të së vërtetës, fitorja dhe gjykimi i qytetarit janë vendimtare në një shoqëri demokratike.

“Po, mund të ketë vonesa dhe bllokada. Por nuk ka forcë që e ndal jetësimin e fitores, sepse ajo buron nga gjykimi i qytetarit.”, ka përfunduar ajo.

Ky reagim vjen në një moment tensionesh të shtuara politike dhe dështimi për të konstituuar institucionet pas zgjedhjeve.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco