Nuk është Ramiz Lladrovci, Kryesia e PDK-së e zgjedh Petrit Hajdarin kandidat për kryetar të Drenasit

Nuk është Ramiz Lladrovci, Kryesia e PDK-së e zgjedh Petrit Hajdarin kandidat për kryetar të Drenasit

20:48, 27/07/2025

Kryesia e PDK-së e ka zgjedhur Petrit Hajdarin kandidat për Drenas.

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur përfundimisht se Ramiz Lladrovci nuk do të jetë kandidat i tyre për të kandiduar për kryetar të Komunës së Drenasit.

26 vota ka marrë kandidati Petrit Hajdari, kurse vetëm 4 për Lladrovcin.

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci mbrëmë përmes një postimi në Facebook tha se “Unë nuk zmbrapsem, me qytetarët do t’ua tregoj vendin dhe askush nuk mund të më largojë nga PDK!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco