Gjendet i vdekur një punëtor në `Parkun Inovativ` në Prizren

Gjendet i vdekur një punëtor në `Parkun Inovativ` në Prizren

17:17, 27/07/2025

Është gjetur i vdekur një 55-vjeçar, punëtor në “Parkun Inovativ”, në Prizren ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila thotë se informacionin e kanë marrë sot rreth orës 13:35.

Sipas Policisë, të dhënat fillestare tregojnë se i ndjeri ka qenë punëtor në atë park.

“Njësitet relevante policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer të gjitha procedurat hetimore, përfshirë ekzaminimin e vendit, mbledhjen e provave materiale dhe marrjen e deklaratave nga dëshmitarët”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaktarit të saktë të vdekjes.

Policia e Kosovës ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Reporteri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco