Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka deklaruar se pavarësisht përpjekjeve deri në momentet e fundit për të krijuar institucionet e reja, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohej.
“Me keqardhje, deri në orët e fundit, pavarësisht përpjekjeve dhe shtysës sonë për të krijuar institucionet, s’patëm sukses. Deputetët e opozitës sërish refuzuan të kryejnë obligimin e tyre kushtetues, që të votojnë. Nuk u është dhënë shansi deputetëve, përmes votimit të fshehtë, të krijoheshin institucionet e vendit”, u shpreh Murati nga holli i Kuvendit.
© SYRI.net