Kuvendi i Kosovës do të mblidhet pas pak minutash, në seancën e thirrur për në ora 22:00 për tentimin e 54-të për konstituim. Kjo do të jetë edhe përpjekja e fundit para përfundimit të afatit kushtetues.
Deputetët u mblodhën edhe gjatë ditës, por sërish nuk pati zhbllokim të situatës.
107 deputetë ishin të pranishëm në sallë në seancën e sotme, por konstituimi dështoi pasi që sërish nuk pati propozime dhe kuorum për formimin e një komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri.
Mbi pesë muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të rregullta parlamentare, Kosova nuk ka ende institucione të reja.
Gjykatë Kushtetuese ka marrë vendim për masë të përkohshme, përmes së cilës ua ndalon deputetëve çdo veprim në drejtim të konstituimit të Kuvendit në periudhën 27 korrik – 8 gusht.
Sipas saj, nëse nuk do të vendosej kjo masë, çdo vendim i ndërmarrë pas 26 korrikut e deri në vendimmarrjen e Gjykatës, lidhur me kërkesat që i janë parashtruar, “mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues”.
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet pas pak minutash, në seancën e thirrur për në ora 22:00 për tentimin e 54-të për konstituim. Kjo do të jetë edhe përpjekja e fundit para përfundimit të afatit kushtetues.
Deputetët u mblodhën edhe gjatë ditës, por sërish nuk pati zhbllokim të situatës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

© SYRI.net