Për herë të parë pas gjashtë muajsh mungesë, në sallën e Kuvendit janë paraqitur nëntë deputetët e Listës Serbe, të cilët po marrin pjesë në seancën e 53-të për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Pjesëmarrja e tyre në këtë seancë shihet si zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për konstituimin e institucioneve, pas një bllokade disamujore dhe pamundësisë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në seancat paraprake.
Mbledhja po zhvillohet në një situatë të tensionuar politike, teksa vendi vazhdon të përballet me krizë institucionale.
© SYRI.net