Pak para nisjes së seancës së 53-të për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se nuk ka asnjë zhvillim të ri dhe se mbeten në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Nuk ka ndryshim, presim vendimin e Kushtetueses”, është shprehur shkurt Limaj para gazetarëve.
Kjo nënkupton se edhe në këtë seancë pritet të mos ndodhë konstituimi i Kuvendit, duke zgjatur më tej bllokadën institucionale në vend.
© SYRI.net