Sipas Zemaj: Kryeneçësia e Vetëvendosjes për pushtet absolut, po i kushton Kosovës

Sipas Zemaj: Kryeneçësia e Vetëvendosjes për pushtet absolut, po i kushton Kosovës

14:03, 26/07/2025

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, para nisjes së vazhdimit të përpjekjes së 53 të seancës konstituive ka deklaruar se kokëfortësia e Lëvizjes Vetëvendosje për të pasur pushtet absolut po i kushton tërë Kosovës.

“Kryeneçësia e LVV-së për të qenë në një pushtet absolut po i kushton Kosovës, dhe sot jemi në muajin e pestë të moskonstituimit të Kuvendit. Sot është dita e fundit deri në përfundimin e masës së përkohshme, të datës 8 gusht”, tha Zemaj.

Sipas tij, duhet shfrytëzuar çdo moment për të themeluar institucionet.

Ai tha se nuk pret as pas dy jave të ketë diçka ndryshe.

“Me këtë logjikë dhe bllokadë nga VV, nuk pres se do të ketë diçka edhe pas dy jave”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco