I tha “hajne” Fitore Pacollit, raportohet se është arrestuar veterani i UÇK-së

I tha “hajne” Fitore Pacollit, raportohet se është arrestuar veterani i UÇK-së

19:22, 25/07/2025

Disa pamje të publikuara më herët nëpër rrjete sociale treguan një veteran të UÇK-së, duke iu afruar te tavolina në një kafene deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, dhe duke i kërkuar që t’ia paguajë faturën në shenjë proteste.

Kjo pas raportimeve për shumat e mëdha të parave që familjarë të Pacollit kanë përfituar nga buxheti i shtetit.

Ndërkohë, tashmë raportohet se Pllashniku është arrestuar nga Policia e Kosovës. 

Sipas “Klan Kosova”, kjo është konfirmuar nga vajza e veteranit Agim Pllashniku.

I njëjti, raportohet se është dërguar në mbajtje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco