“Ti je hajne”, Fitore Pacolli debaton ashpër me një qytetar që i shkoi te tavolina në një lokal dhe i kërkoi të ja paguante faturën

“Ti je hajne”, Fitore Pacolli debaton ashpër me një qytetar që i shkoi te tavolina në një lokal dhe i kërkoi të ja paguante faturën

18:53, 25/07/2025
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka debatuar ashpër sot me një qytetar i cili i është ofruar te tavolina ku ajo pinte kafe dhe i ka kërkuar që të ia paguajë faturën.

Qytetari e ka quajtur “hajne” deputeten Pacolli, pas raportimeve se organizata të cilën e themeloi bashkëshorti i saj Ilir Dalipi, mori 52 mijë euro nga Ministria e Kulturës.

“Paguma qit faturë se i ke ba miliardat. A të kujtohet kur ju thojshe hajna atyne?”, i tha qytetari.

“Unë me ta pagu a?”, pyeti deputetja Pacolli duke ia hedhur faturën.

“Po ti paguaje. E ju çka jeni? Kit shtet pe vidhni. Hajne, hajne…”, thoshte qytetari.

Më pas deputetja u ngrit në këmbë duke e përmendur Policinë.

“Unë nuk s’utna ty edhe s’guxon as mem prekë.”, shtoi Pacolli.


Dje, Pacolli tha se burri i saj nuk është më pjesë e organizatës, por zyrtarë të LDK-së deklaruan se organizata tashmë drejtohet nga burri i motrës së deputetes Pacolli.

Pacolli ka qenë shpesh temë në media për shkak të përfitimit të granteve nga familjarë të saj.

Vëllai dhe daja i Fitore Pacollit kanë përfituar grante 100 mijë euorshe nga Ministria e Bujqësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco