Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa të ashpra ndaj një drejtuesi automjeti i cili u kap duke ngarë me shpejtësi ekstreme, duke rrezikuar sigurinë në rrugë.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes, rreth orës 01:00, në rrugën “Enver Topalli”, në hyrje të fshatit Greme. Shoferi i identifikuar si B.A., 19 vjeç, po drejtonte një veturë të tipit Golf me targa vendore, me shpejtësi 150 kilometra në orë – në një zonë ku kufizimi i lejuar është vetëm 40 km/h.
Për këtë shkelje të rëndë të rregullave të komunikacionit, policia ka shqiptuar masat:
Gjobë prej 500 euro
5 pikë negative në patentë
Ndalim i drejtimit të mjetit për 12 muaj
Përjashtim i menjëhershëm nga trafiku
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, duke theksuar se siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët dhe se shkelësit do të përballen me masa të rrepta ligjore.
© SYRI.net