Pas dështimit të seancës së Kuvendit, shefi i Zyrës së BE-së i shkon në Qeveri Kurtit – Flasin për aktualitetin politik

Pas dështimit të seancës së Kuvendit, shefi i Zyrës së BE-së i shkon në Qeveri Kurtit – Flasin për aktualitetin politik

17:56, 25/07/2025

Pas dështimit të seancës së sotme, shefi i Zyrës së BE-së, Aivo Orav, i ka shkuar për një vizitë në Qeveri, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Zyra e Kurtit në njoftimin për media ka treguar se në takim është biseduar për aktualitetin politik në vend.

“Gjatë takimit, gjithashtu u trajtuan tema që kanë të bëjnë me aktualitetin në vend”, njofton ZKM.

Kryeministri në detyrë dhe Orav kanë diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe BE-së në kuadër të integrimit evropian.

“Kryeministri nënvizoi përkushtimin e Qeverisë për avancimin e reformave të nisura gjatë këtij mandati, duke veçuar rëndësinë e vazhdueshme që i ka kushtuar të drejtave dhe integrimit të plotë të të gjitha komuniteteve pa dallim”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco