IKSHPK: Uji i Pishinës së Gërmisë rezulton brenda standardeve

IKSHPK: Uji i Pishinës së Gërmisë rezulton brenda standardeve

14:42, 25/07/2025

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në kuadër të mandatit të tij për mbrojtjen e shëndetit publik po vazhdon me monitorimin e cilësisë së ujit në pishinën e Gërmisë, ndërsa një ditë pasi u tha se uji aty nuk plotëson standardet analizat e datës 23 korrik tregojnë se rezultatet janë brenda standardeve.

IKSHPK kishte bërë të ditur se mostrat e marra më 19 korrik kishin rezultuar se nuk i përmbushin standardet e parapara për ujin e pishinave, gjersa këto të marra më 23 korrik janë brenda parametrave.

“Rezultatet e mostrave të ujit të pishinës së Germisë të marra me datë 23 korrik 2025 rezultojnë brenda rezultateve të parapara sipas rregullores për pishina.

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, ekipet e departamentit të Ekologjisë Humane/IKSHPK do të vazhdojnë me monitorimin e ujit për pije dhe ujit në pishinën e Gërmisë”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco