Abdixhiku: Presim vendimin përfundimtar të Gjykatës, po rrezikohet rendi kushtetues

Abdixhiku: Presim vendimin përfundimtar të Gjykatës, po rrezikohet rendi kushtetues

12:52, 25/07/2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas dështimit të seancës së 52-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, deklaroi shkurt se kryesuesi i Kuvendit ka shkelur Kushtetutën.

Sipas tij, kjo është një përmbysje e rendit kushtetues dhe se LDK pret që të ketë vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

“Kryesuesi e ka shkelur Kushtetutën. Kjo është një përmbysje e rendit kushtetues. Tani presim që të ketë edhe vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për lëndën tonë deri më datë 10 gusht”, deklaroi Abdixhiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco