Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, pas dështimit të 52-të të konstituimit të Kuvendit, tha se ata kanë ofruar marrëveshje politike dhe kompromise, por tani është koha që Nisma Socialdemokrate të bëjë lëvizje përpara duke votuar për konstituimin.
“Ne kemi ofruar edhe marrëveshje politike, edhe kompromiset e nevojshme, megjithatë u takon edhe palëve të tjera që të bëjnë lëvizje para, sepse ne si fitues kemi bërë lëvizjet e nevojshme. Kemi bërë ofertën, por Nisma në këtë rast do të duhej të votonte. Pra konstituimi i Kuvendit pikë së pari është obligim i të gjithë deputetëve. Ne për Nismën Socialdemokrate kemi pasur ofertë politike edhe për qeverisje, ashtu siç kërkohet ka qenë oferta”, tha Murati.
Ai gjithashtu i bëri thirrje partive të votojnë për konstituimin e Kuvendit.
“Shfrytëzoj rastin që t’i ftoj sepse çdo votë “Për” na ofron drejt qëllimit, do të mjaftonte që secili deputet e subjekt ta kryerjë obligimin kushtetues që të ndihmojë në konstituimin e Kuvendit”, shtoi Murati.
“Nëse kanë thënë që kur të bën 58-të [vota] është më lehtë të bëhen 60, unë po i them që kur të bëhen 60, është edhe më lehtë të bëhen 61”.
© SYRI.net