“S’di”, kështu tha kreu i Nismës, Fatmir Limaj, i pyetur se a pritet të ketë ndonjë ndryshim në seancën e sotme, e cila pritet të jetë e fundit para përfundimit të afatit kushtetues.
Limaj para mediave nuk foli më shumë duke shtuar se do të deklarohet pas seancës.
Deputetja e VV-së, njëherit kandidate për Kryeparlamentare, Albulena Haxhiu tha sot se Kurti ka dërguar ofertën tek Nisma, por që s’kanë marrë ende përgjigje, ndërsa u shpreh se shpreson se do të kenë një pozitive nga ta.
“Me Limajn ka pas në vazhdimësi komunikime. Kurti ka thënë që e ka dorëzuar ofertën te Nisma, por ende nuk kemi përgjigje, presim të kemi përgjigje pozitive, por ende s’kemi asgjë konkrete. Kemi qenë të gatshëm t’i kemi partnerë në qeveri dhe urojmë ta kemi përgjigjen pozitive nga Nisma”, tha Haxhiu para gazetarëve.
© SYRI.net