Kushtetuesja gabon? Miftaraj flet për lapsus në vendimin e fundit

Kushtetuesja gabon? Miftaraj flet për lapsus në vendimin e fundit

08:59, 25/07/2025

Ehat Miftaraj nga IKD e ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se efekti i kësaj mase është se nga data 27 korrik deri më 8 gusht Kuvendi nuk mund të mblidhet.

“Por që për neve është e paqartë sepse Gjykata këtë vendim ta merrte që në momentin që e ka lëshuar masën, d.m.th nga sot dhe s’ka kuptim nga data 27, sepse nga data 26 kalon afati 30 ditor, ky është lapsus i gjykatës”, tha Miftaraj në RTV21.

Theksojmë se Gjykata Kushtetuese i është përgjigjur parashtrueseve të kërkesës së Memli Krasniqit nga PDK dhe Hykmete Bajrami nga LDK dhe 22 deputetëve të tjerë në lidhje me çështjen e votimit të fshehtë.

Objekti i procedurës ishte vendosja e ex-effico të masës së përkohshme, që nënkupton deputetëve iu ndalohet çdo veprim nga 27 korriku deri më 8 gusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco