Kryetarja e degës së Prishtinës nga partia GUXO, Jeta Statovci, ka lëshuar sinjalin e parë për një rikthim të zëshëm politik në kryeqytet, duke paralajmëruar një angazhim të ri për zgjedhjet lokale.
Përmes një postimi në Facebook, Statovci ka dhënë mesazhin se GUXO po përgatit një qasje të re për Prishtinën – me më shumë dinamikë, energji dhe zhvillim, duke aluduar edhe në një garë të mundshme për një pozicion udhëheqës në nivel lokal.
“Diçka e re, dinamike dhe plot energji që do t’i japë Kryeqytetit frymën e zhvillimit dhe përfaqësimit që meriton!”, ka shkruar ajo.
Ky mesazh shihet si hap i parë në një fushatë që mund ta vendosë Statovcin në mesin e figurave kryesore në garën për Prishtinën – në një kohë kur elektorati i kryeqytetit po kërkon alternativa të freskëta, përtej emrave të konsoliduar tradicionalë.
A do të sfidojë Jeta Statovci rivalët e mëdhenj politikë në Prishtinë? Ende nuk ka konfirmim zyrtar për kandidaturë, por gjuha e saj politike ka marrë qartazi trajtë fushate.
© SYRI.net