Hasani: Nëse s’ndodh asgjë edhe nesër, mund të vazhdohet me 48 orëshin e konstituimit të Kuvendit sipas rregullores e Kushtetutës

Hasani: Nëse s’ndodh asgjë edhe nesër, mund të vazhdohet me 48 orëshin e konstituimit të Kuvendit sipas rregullores e Kushtetutës

17:31, 24/07/2025

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se kërkesa e presidentes Vjosa Osmani për masë të përkohshme dhe sqarim të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit është “qartazi e pabazuar” dhe, si e tillë, e papranueshme për Kushtetuesen.

Për Radion Evropa e Lirë, Hasani, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, tha se Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendim mbi këtë çështje në bazë të kërkesave të paraqitura nga deputetët e dy partive politike dhe jo mbi kërkesën e presidentes.

“Çështja lëviz vetëm atëherë kur të ketë një qartësi nga Gjykata Kushtetuese sa i përket pasojave juridike të moskonstituimit të Kuvendit, dhe të drejtës së partisë së parë për të propozuar”.

Sipas tij, konstituimi i Kuvendit pas skadimit të afatit nuk e bën automatikisht atë jokushtetues. Vetëm Gjykata Kushtetuese, tha ai, ka të drejtë të përcaktojë kushtetutshmërinë e një procesi të tillë.

Rreth asaj se nëse eventualisht deputetët e konstituojnë Kuvendin pas afatit të vendosur nga Kushtetuesja, a do të jetë konstituimi i Kuvendit jokushtetues, Hasani ka thënë se këtë e tregon vetëm Kushtetuesja, pasi në aktgjykimin e fundit siç thotë ai s’janë treguar pasojat juridike.

Sipas tij, deputetët dhe organet do të funksionojnë edhe pas 27 korrikut, që edhe nëse nesër nuk ndodhë asgjë, duhet të vazhdojnë me 48 orëshin.

“Jo, nuk domethënë, se nëse është jokushtetues, vetëm Gjykata Kushtetuese e tregon, për shkak se, në aktgjykimin e saj të fundit, ajo nuk ka treguar pasojat juridike, por vetëm e ka dhënë një afat, e ka ridefinuar, e ka ndryshuar Kushtetutën, e ka ndryshuar afatin 30-ditor, që është nisja e seancës, dhe ka thënë se është i barabartë me konstituimin e Kuvendit. Por, nuk ka caktuar pasoja juridike”.

“Deputetët dhe organet do të funksionojnë, do të vazhdojnë edhe pas 27 korrikut. Hipotetikisht, nëse nuk ndodh asgjë, ata duhet të vazhdojnë me 48-orëshin, sepse e kanë një rregullore, e kanë një Kushtetutë që është në fuqi, pra një normë kushtetuese”, ka thënë Hasani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco