‘ Po e kam takuar djalin’, Dëshmitari i rastit “Banjska” ndryshon komplet deklaratën – djali i tij është njëri prej sulmuesve

‘ Po e kam takuar djalin’, Dëshmitari i rastit “Banjska” ndryshon komplet deklaratën – djali i tij është njëri prej sulmuesve

15:16, 24/07/2025

Mëngjesin e sotëm, në Pallatin e Drejtësisë, ka vazhduar seanca gjyqësore në rastin e Banjskës, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, raporton GazetaDemos.

Pak pasi nisi seanca e cila fillimisht ishte e hapur, ajo kaloi në të mbyllur, me arsyetimin e prokurorit se po jepen deklarata të ndjeshme nga dëshmitari, Vejlko Iliq.

Por, GazetaDemos nga burimet e veta merr vesh detaje se çka u tha në seancë pas mbylljes për publikun.

Siç bën të ditur burimi, Ilic e ka ndërruar deklaratën ndryshe nga ajo e dhënë në Policinë e Kosovës, si pasojë e frikës.

“Dëshmitari Vejlko Ilic, ka deklaruar ndryshe prej asaj që është pritur ose ndryshe nga ajo që ka deklaruar më herët në Polici. Seanca u mbyll për shkak të privatësisë së dëshmitarit, për ta rujtur konfidencialitetin, mirëpo i njëjti nuk ka deshmuar ashtu siç është prit”, thotë burimi i GazetësDemos.

Po ashtu, GazetaDemos merr vesh se Ilic deklaratën e dhënë fillimisht në Polici e ka kontestuar me pretendimin se ka qenë në mungesë të terapisë të cilën i njëjti pretendon se e përdorë për një sëmundje të tij, e që ajo e ka bërë efektin e saj.

Gjithashtu, dëshmitari ka folur edhe në lidhje me djalin e tij, duke u thirrur se si pasojë kësaj sëmundje nuk i kujtohet asgjë, teksa në anën tjetër i njëjti e mohoi takimin me të, për të cilin kishte deklaruar se ka ndodhur po atë ditë kur ndodhi sulmi.

“Po është i akuzuar djali i tij, por në arrati. Në polici ka deklaruar që është takuar me djalin e tij më datë 24.09.2023, sot e kontestoj që nuk është takuar. E ka mohuar edhe bisedën me të me përgjigjen ‘nuk e di, nuk më kujtohet asgjë’. Më shumë është thirr në sëmundjen e tij, që ia vështirëson memorien, e është me terapi të rëndë të vazhdueshme”, ka thënë burimi.

Në bazë te kësaj situate, bëhet e ditur për GazetënDemos, se përfaqësuesit e palëve të dëmtuara kanë paralajmëruar kallëzim penal ndaj dëshmitarit Ilic për deklarim të rrem.

GazetaDemos do të provojë të marr edhe qëndrimet e dy avokatëve të palëve të dëmtuara, lidhur me paralajmërimin për kallzim penal ndaj Vejlko Ilic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco