Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot arritën pesë të dyshuarit, pjesëtar policorë, për vrasjen e të riut, Agon Zejnullahu, i cili vdiq natën mes 6-7 korrikut në duart e tyre.
Në këtë seancë dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë, të njëjtit dolën nën dyshimet për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.
Forcat policore u panë në numër të shtuar para Gjykatës në Lipjan, teksa të pranishëm ishin edhe numër i madh i mediave.
Avokati i familjes, Azdren Hoxha, deklaroi për GazetënDemos se nuk u lejua nga trupi gjykues të marr pjesë në këtë seancë.
Ndërsa, teksa të dyshuarit po futeshin brenda, kolegët e tyre u panë mjaft të emocionuar, madje disa prej tyre shpërthyen edhe në lot.
© SYRI.net