Kanë arritur në Gjykatë pesë policët e arrestuar të cilët dyshohen për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan.
Gazetarët që ndodhen për të raportuar për rastin po lihen jashtë rrethojave të objektit të Gjykatës Themelore – dega në Lipjan, ku pritet të mbahet seanca dëgjimore ndaj pesë të akuzuarve shkruan gazeta online Reporteri.net.
Aty nuk po u lejohet të vazhdojnë tutje, ndërsa aty janë duke u larguar edhe veturat.
Pak më parë edhe avokati i familjes së Agon Fejzullahut, Asdren Hoxha ka thënë se nuk i është lejuar pjesëmarrja në seancën dëgjimore ndaj pesë policëve të përfshirë në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake çuditërisht me refuzoi me marrë pjesë në seancë dhe me mbet i informuar si përfaqësues i palës së dëmtuar. Insistova disa herë, por çasje ishte e tillë që nuk duhet me marrë pjesë. Kodi i procedurës penale e parasheh nenin 63, të drejtat e të dëmtuarit, dhe nenin 64.
“U refuzuam dhe kjo është për keqardhje”, tha ai.
© SYRI.net