Presidentja Osmani reagon për “vrasjen nga pakujdesia” të 27-vjeçarit nga Lipjani: Kërkohet transparencë, përgjegjësi dhe drejtësi pa kompromis

Presidentja Osmani reagon për “vrasjen nga pakujdesia” të 27-vjeçarit nga Lipjani: Kërkohet transparencë, përgjegjësi dhe drejtësi pa kompromis

18:39, 08/07/2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së A.Z. (27 vjeç) nga Lipjani, i cili vdiq në rrethana të dyshimta gjatë ndërhyrjes së Policisë së Kosovës.

Në reagimin e saj, presidentja Osmani thekson se ky rast kërkon transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi të pakompromis.

“Ngjarja e rëndë dhe tronditëse e vdekjes së një të riu 27-vjeçar, rreth së cilës ekzistojnë dyshime serioze se ka ndodhur gjatë ndërhyrjes së policisë, kërkon urgjentisht transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi të pakompromis”, thuhet në reagimin e Osmanit.

Ajo kërkon që rrethanat e rastit të hetohen në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

“Secili zyrtar që mund të ketë shkelur ligjin apo tejkaluar kompetencat duhet të vihet përpara drejtësisë pa asnjë vonesë. Askush nuk është mbi ligjin”, përfundon reagimi i presidentes.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco