VIDEO/ Salianji del nga burgu: Do të bëj politikë në çdo rrethanë! Betejën do ta vazhdoj në Strasburg

15:39, 08/07/2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka lënë qelinë në burgun e Fierit, pas vendimit të lirimit që dha Gjykata këtë të martë.

Jashtë burgut, Salianji tha për gazetarët se do të vazhdojë të bërë politikë në çdo rrethanë dhe se betejën e tij me drejtësinë, do ta vazhdojë deri në Strasburg.

Ervin Salianji, ish-deputeti i PD: Që nga tani, siç e dini do ta vazhdoj këtë betejë. Siç e thashë e thashë edhe në Gjykatën e Fierit sot, unë do të bëj politikë në çdo rrethanë dhe do të vazhdoj betejën deri në Strasburg.

Unë nuk kam bërë burg as për vjedhje e as për ndonjë krim, nuk kam asnjë përfitim personal. Burgosja ime ka qenë vetëm për arsye politike. Unë kam bërë denoncimin e një të dënuari për trafik ndërkombëtar droge dhe kam bërë burg në vend që të shpërblehesha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco