Arrestimi i pesë policëve për “Vrasje nga Pakujdesia”, Prokuroria: S’mund të japim më shumë detaje, dëmtohen hetimet

Arrestimi i pesë policëve për “Vrasje nga Pakujdesia”, Prokuroria: S’mund të japim më shumë detaje, dëmtohen hetimet

13:36, 08/07/2025

Pesë policë u arrestuan dhe ndaluan për veprën penale “Vrasje nga Pakujdesia” për rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se nuk mund të japë më shumë detaje për rastin.

“Për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë detaje sepse mund të dëmtojmë integritetin e hetimeve”, tha prokuroria në përgjigje”, tha Kaltrina Shala, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Rasti i vdekjes së 27-vjeçarit tashmë është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco