Jastëku me kanabis i kapur në Morinë zbuloi shtëpinë e barit në Fier

Jastëku me kanabis i kapur në Morinë zbuloi shtëpinë e barit në Fier

14:49, 29/05/2025

Prokuroria e Fierit zbulon detaje si u zbulua shtëpia e barit në fshatin Vadhizë të këtij qyteti. Indicja nisi pak ditë më parë më 25 maj kur në pikën kufitare të Morinës në Kukës u arrestua Petrit Gashi. Ky i fundit u kap pasi po tentonte të fuste 2 kg kanabis të fshehura në një jastëk.

menjëherë pas kësaj policia gjyqësore ushtroi kontroll në banesën e tij në fshatin Vadhizë, Bashkia Fier, gjatë së cilit është konstatuar përshtatja e ambienteve të shtëpisë në një shtëpi bari, ku njëkohësisht banonte edhe familja.

Gjatë këqyrjes së banesës janë gjetur bimë narkotike të kultivuara për të cilat ishte vendosur sistem ngrohje, aspirimi dhe ventilimi, fidanë të bimëve narkotike, një sasi lënde narkotike, si edhe fara të dyshuara të bimëve narkotike. Gjithashtu, është konstatuar lidhja e paligjshme e energjisë elektrike duke u ndërhyrë për të siguruar që të mos matej energjia që përdorej për rritjen e bimëve.

Një ditë më pas në pranga ra Isa Gashi, babai i 35 vjeçarit dhe Ramis Malaj specialist teknik të terrenit të OSHEE-së që mbulon zonën

Prokuroria e Fierit informon se ka nisur hetimet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” të parashikuara nga nenet 283/1, 284/1 dhe 137/1 të Kodit Penal në ngarkim të Isuf Gashit dhe  “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ngarkim të Malajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco