Një 35 vjeçar është arrestuar pasi po tentonte të fuste 2 pako me kanabis në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës në Kukës. Lënda narkotike ishte fshehur në jastëk.
Në hyrje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip "Audi", me drejtues shtetasin P. G nga Fieri.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 2 kilogramë e 227 gramë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjthshem Kukës, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net