Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje, ia publikon foton

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje, ia publikon foton

13:15, 07/03/2025

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për një rast vjedhje.

Në faqen e Policisë është publikuar foto e tij, teksa është bërë me dije se rasti për të cilin po kërkohet ka ndodhur më 20 tetor 2023 në parkingun e një qendre tregtare që gjendet në Prizren.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit  të kërkuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029  244 -740 –Stacioni Policor  Prizren

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco