Shefi i NATO-s të martën në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

Shefi i NATO-s të martën në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

11:57, 07/03/2025

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars për herë të parë që kur e mori këtë post.

Sipas burimeve, thuhet se Rutte të martën e javës së ardhshme do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Të dy më pas pritet të mbajnë konferencë për media.

Vetë Rutte kishte paralajmëruar se do ta vizitonte Kosovën gjatë muajit mars në një debat që kishte pasur më herët në Bratisllavë të Sllovakisë.

Rutte kishte thënë se stabiliteti në Kosovë, në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Serbi, është në interes të të gjithëve dhe se ai nuk sheh arsye të besojë se mund të ketë ndonjë ndryshim dramatik sa i përket përkushtimit amerikan në NATO.

Para vizitës së paralajmëruar të Shefit të NATO-s, Mark Rutte, në Kosovë, Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se stabiliteti në Kosovë është faktor kyç për sigurinë e të gjithë rajonit, ndaj angazhimi i përbashkët me KFOR-in dhe NATO-n mbetet thelbësor.

Gjatë vizitës në Kosovë pritet që Rutte të jetë i shoqëruar edhe nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s që janë anëtarë të Këshillit të Atlantikut të Veriut. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco