Policia jep detaje për zjarrin te “Tregu i Gjelbër” që përfshiu disa lokale

Policia jep detaje për zjarrin te “Tregu i Gjelbër” që përfshiu disa lokale

09:55, 20/02/2025

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth zjarrit te “Tregu i Gjelbër” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për Reporteri.net se zjarri ka përfshirë disa lokale, por se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti./Reporteri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco