Berisha: Grupi shqiptar i McGonigal me në krye Edi Ramën nuk do mund t’i shpëtojë ligjit amerikan

Berisha: Grupi shqiptar i McGonigal me në krye Edi Ramën nuk do mund t’i shpëtojë ligjit amerikan

12:47, 19/02/2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij ndodhen në një situatë të rëndë pas zhvillimeve të fundit lidhur me skandalin McGonigal. Sipas Berishës, shqetësimi ka përfshirë jo vetëm Ramën, por edhe ministrat dhe zyrtarët vendorë, të cilët, sipas tij, mund të cilësohen si “grupi McGonigal i Shqipërisë”.

Ai tha se këta zyrtarë po përpiqen ta fajësojnë Ramën, duke argumentuar se çdo veprim i tyre ka qenë në përputhje me porositë dhe kërkesat e tij. Berisha e cilësoi ish-agjentin e FBI-së si një “pus të zi”, duke sugjeruar se detaje të reja po dalin vazhdimisht në dritë dhe se rreziku për Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij është gjithnjë e më i madh. Ai theksoi se drejtësia amerikane nuk do ta lejojë që kjo çështje të mbyllet pa përgjegjësi, ndryshe nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri, që sipas tij, është i kapur nga qeveria. 

FJALA E BERISHËS:

Rama është i shqetësuar shumë.
Janë të shqetësuar i gjithë grupi i ministrave, qeveritarëve vendorë, që mund ta quajmë në kuptimin e plotë të fjalës, grupi McGonigal i Shqipërisë.
Ata tendencën e kanë pa përjashtim të fajësojnë Edi Ramën sepse ata thonë se personin në fjalë e ka paraqitur, dhe ne e kemi trajtuar me porosi të Edi Ramës, dhe sipas kërkesave të Edi Ramës.
Mirëpo famëziu McGonigal është një pus i zi që gurgullon dhe nxjerr vazhdimisht dhe kësaj radhe, sipas të dhënave, grupi shqiptar i McGonigal me në krye Edi Ramën, nuk do mund t’i shpëtojë ligjit amerikan, se ligjin shqiptar që ka Dumanin, i cili do të thotë, siç tha për Olsin që nuk ishte Olsi personi i paidentifikuar, do të thotë për Edin se nuk ishte Edi që i dërgoi paratë McGonigalit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco