Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar sot një person, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në së paku shtatë raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura.
Reporteri.net merr vesh së bëhet fjalë për grabitjet e tentim grabitjet e ndodhura së fundi në institucionet mikrofinanciare, një prej të cilave ka ndodhur sot.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurorit të shtetit.
“Aktualisht po vazhdon puna hetimore në koordinim edhe me Hetuesit Rajonal, për zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për implikimin e të dyshuarit edhe në disa raste të tjera që po hetohen nga ana e policisë”, thuhet në njoftim.
© SYRI.net