Elezi: Në zgjedhjet e kaluara janë nevojitur nga 18 ditë për shpalljen e rezultateve përfundimtare, edhe 8-9 ditë për certifikimin e tyre

Elezi: Në zgjedhjet e kaluara janë nevojitur nga 18 ditë për shpalljen e rezultateve përfundimtare, edhe 8-9 ditë për certifikimin e tyre

18:05, 18/02/2025

Gjatë një konference për media, zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, është pyetur nëse ky institucion po vonohet në shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Ai ka thënë se Ligji i ri për Zgjedhjet i ka shtuar përgjegjësitë për KQZ’në.

Elezi ka shtuar se në zgjedhjet e kaluara KQZ’së i janë nevojitur nga 18 ditë për shpalljen e rezultateve përfundimtare e edhe 8 ose 9 ditë tjera për t’i certifikuar ato.

“Më lejoni që ta shpjegojë që për të ardhur deri te shpallja e rezultatit përfundimtar për subjekteve politike dhe kandidatë për deputetë KQZ është duke ndjekur hapat e paraparë me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe aktet nënligjore. Ligji i ri për Zgjedhjet ka shtuar përgjegjësitë për KQZ’në. Një përgjegjësi e tillë është edhe numërimi i votave të kandidatëve në Qendra Komunale të Numërimit dhe jo në vendvotime siç ka qenë në të kaluarën. Sot jemi në ditën e 9’të pas ditës së zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt dhe sa për rikujtim, në disa nga proceset e kaluara zgjedhore për Kuvendin e Kosovës, si ato të vitit 2014, 2017 dhe 2021, KQZ’së i janë nevojitur në secilin rast nga 18 ditë pas ditës së zgjedhjeve për të ardhur deri te shpallja e rezultateve përfundimtare dhe nga 8 apo 9 ditë tjera pastaj për të ardhur deri te certifikimi i rezultatit përfundimtar”, ka thënë Elezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco