Abdixhiku takon ambasadorin e BE-së: KQZ të përmbyllë sa më shpejt procesin e certifikimit, të shmangen vonesat tjera

Abdixhiku takon ambasadorin e BE-së: KQZ të përmbyllë sa më shpejt procesin e certifikimit, të shmangen vonesat tjera

12:30, 18/02/2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Gjatë takimit Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Orav për gjendjen aktuale politike me theks të veçantë lidhur me procesin zgjedhor, si dhe qëndrimet e LDK-së karshi kësaj situate.

Abdixhiku theksoi se LDK e respekton në plotni vullnetin qytetar të shprehur gjatë këtij procesi zgjedhor dhe po ashtu pret që Komisioni Qendror Zgjedhor të mbyllë sa më shpejt procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve, duke theksuar se është shumë e rendësishme që ky proces të përfundojë në mënyrë demokratike dhe duke shmangur çdo vonesë tjetër.

Në fund kryetari Abdixhiku tha se LDK do të angazhohet për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovë me theks të veçantë në përmbylljen e proceseve të integrimit evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco