Krim pasioni në Shkodër/ I riu vret të dashurën dhe më pas veten

11:27, 18/02/2025

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur këtë të martë në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Mark Lula”, ndërsa mësohet se një i ri ka vrarë të dashurën e tij, e më pas ka qëlluar veten.

Si pasojë, dy të rinjtë kanë humbur jetën.

Nuk dihet ende për rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje duke bërë edhe rrethimin e zonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco