Policia e Kosovës jep detaje rreth vdekjes së gjyqtarit të futbollit: Është sekuestruar një pistoletë

Policia e Kosovës jep detaje rreth vdekjes së gjyqtarit të futbollit: Është sekuestruar një pistoletë

11:33, 18/02/2025

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, ka dhënë detaje rreth vdekjes së gjyqtarit të futbollit, Rilind Berisha.

26-vjeçari u gjet dje pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë.

Policia tha se i ka nisur hetimet për vdekjen e arbitrit.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti i gjyqtarit Berisha është denoncuar rreth orës 11:40 të së hënës.

“HETIM I VDEKJES. Pejë 17.02.2025-11:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco