Ish-presidenti, Fatmir Sejdiu, ish presidentja Atifete Jahjaga, Bekim Jashari nga Familja Jashari, ambasadorë të akredituar në Prishtinë si dhe përfaqësues qeveritar morën pjesë dje në ceremoninë kryesore të festës së shtatëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku parakaluan kuadratet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.
Përveç mungesës së personaliteteve nga bashkësia ndërkombëtare, në shënimin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, nuk janë parë as përfaqësues të Maqedonisë së Veriut, qoftë edhe përfaqësues të opozitës nga atje.
Ndryshe nga vitet tjera, në aktivitetet e institucioneve për shënimin e Ditës së Pavarësisë, sivjet nuk u pa as vëllai i Adem e Hamëz Jasharit, Rifat Jashari. Megjithatë në ceremoninë e djeshme ishte Bekim Jashari nga familja Jashari. Ndonëse as përfaqësues nga KFOR-i nuk panë si mysafir në këtë ceremoni.
Ndër vite ka pasur mysafir të rëndësishëm në shënimin e pavarësisë së Kosovës, si presidentë, kryeministra, nga rajoni e bota.
© SYRI.net